MENU
klinika

Jimi Hendrix

Gjeniu i kitarës Al

18.09.2019 - 15:11

     Historia e vdekjes së kitaristit dhe këngëtarit të famshëm është po aq legjendë, sa edhe jeta e muzikantit, madje edhe sot kur kanë kaluar gati 50 vjet. Më 18 shtator 1970, rokeri 27-vjeçar vdiq në mënyrë të pashpjegueshme në gjumë. Në fakt, vdekja misterioze e Xhimi Hendriks tronditi fansat e e muzikës, gjë të cilën vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite./Konica.al

Një ikonë muzikore në epokën e fuqisë së lulëzimit, Xhimi Hendriks ende vlerësohet si një nga kitaristët më të mëdhenj dhe më inovativë të të gjitha kohërave. Në një hark kohor katërvjeçar ai kapërceu kufijtë dhe revolucionarizoi muzikën popullore.

Xhimi Hendriks u shfaq fillimisht në Angli në fund të viteve gjashtëdhjetë, për t’u shndërruar vetëtimthi në modelin e një brezi të tërë në kërkim të arratisjes shpirtërore. Një djalosh dukshëm i çorientuar, mjaft i turpshëm, me mungesë të theksuar të prezencës skenike, por që kitara e bënte me krahë.

 

 

 

 

 

“Më akuzojnë se kam varësi elektrike, porse mua më pëlqejnë këta tinguj, distorsionet, kërcitjet dhe gjithçka. E dini, është si të luash me dashje keqas. Kjo më elektrizon. Kur shtrembërohem, është thjesht sikur nxjerr diçka më shumë nga kitara ime. Hera-herës kërcej mbi të, nganjëherë i mbështjell telat grumbull, ata çirren, rënkojnë, e adhuroj! Herë të tjera, luaj me dhëmbë ose me bërryl. Do të mërzitesha nëse nuk do ta fusja gjithë energjinë time dhe trupin tim në të”. (Xhimi Hendriks)./Konica.al

Hendriks braktisi gjimnazin dhe iu bashkua përkohësisht ushtrisë amerikane, por edhe atje gjeti një mënyrë për të ushtruar pasionin e tij mbi muzikën, duke formuar grupin e quajtur “Kings Casuals”.

Xhimi sillet me kitarën si një partner i vërtetë joshës, luan me të si të ishte një pjesë e trupit: “ai e përkëdhel, e kafshon, e çjerr, e bën atë të qajë, i përgjërohet, e dominon, e djeg për ta sjellë në jetë të rigjeneruar ose e braktis, si për t’i treguar se ajo nuk është asgjë pa të”. Nga ana muzikore, së bashku me të ai endet në aventura në tokat e panjohura.

Kush nuk e ka ëndërruar të jetë apo ta shohë Xhimi Hendriks, në skenë me kitarë solo, qoftë edhe disa minuta në jetën e tij? Edhe pse në botën e përtejme prej vitit 1970, Xhimi Hendriks vazhdon të frymëzojë breza të tërë të rinjsh dhe të ndikojë artistë nga universe të ndryshme, admirues të njohur si Princ ose Xhoni Hollidei. Andre 3000, reperi i “Outcast” madje “u fut në lëkurën e Hendrix”, në “All Is By My Side”, në filmin e  fundit të John Ridley (skenaristi i “Dymbëdhjetë vjet skllav”). Këtu mori spunton edhe “Are You Experienced”, albumi i parë i “Jimi Hendrix Experience”, me të cilën do të mishërojë dhe elektrizojë bluzin, duke e shndërruar kitarën e tij në një instrument të shprehjes poetike supersonike.

Megjithatë, kohë para se të bëhej një nga ikonat më të imituara të rrokut, Xhimi Hendriks vështyroi, dëgjoi, studioi, kopjoi, mësoi nga muzikantë të tjerë prestigjiozë si Little Richard, Johnny Hallyday, Al Green ose Eric Clapton etj.

 

 

 

 

 

 

Në vitet 1967 dhe 1970, Xhimi Hendriks revolucionarizoi muzikën në katër albume. Cilësi, veçse cilësi! Xhimi, i cili vdiq në moshën 27-vjeç, nuk publikoi asnjë autobiografi në të gjallë, por la një mori shënimesh, poezi, copëza dhe intervista të shkruara, të mbledhura me kujdes nga të afërmit e tij për t’i botuar me titullin “Kujtime të Përtej Botës”. Shkrimet dëshmojnë për intensitetin e rrugëtimit të tij të brendshëm, deri në mbarimin e tij tragjik në 18 shhator 1970.  Kanë kaluar 49 vjet nga ai mëngjes, i cili shënoi historinë e muzikës botërore. Xhimi Hendriks është pjesë e “Klubit 27”, që është mallkimi i të rinjve që nuk arritën të kalonin moshën 27-vjeçare, klub i cili përfshin Brian Jones, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

I konsideruar si kitaristi elektrik më inovativ i muzikës rok, Xhimi Hendriks ishte mëngjarashi që u dha një tjetër emocion muzikës dhe mesazheve që përcjell ajo. James Marshall Hendrix lindi në 27 nëntor 1942 në Seattle dhe që në moshë të re ai tregoi se muzika e vërtetë rridhte nëpër venat e tij. Një talent natyror. Një eksperimentim i vazhdueshëm. Një pasion i madh. Dihet se kitaristi amerikan nuk e kufizoi veten të luante vetëm në kitarë, ai u përpoq të nxirrte jetën nga ajo. Në fakt, ai ishte në gjendje të nxirrte efekte kaq elektrizuese timbresh, saqë i shndërronte koncertet në spektakle të vërteta. Mbase një vend të rëndësishëm në shpirtin e tij rebel ndikonin edhe origjinat e tij, që rridhnin nga fisi indian Cherooke, me ato të Meksikës dhe Afrikës. Kur mbushi dymbëdhjetë vjeç, Xhimi mori dhuratë kitarën e parë elektrike, të cilën e quajti “Al”. E shoqëroi një jetë me endje dhe sukses. U dëbua nga shkolla në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, si rrjedhojë filloi të heqë dorë nga egërsia, duke fituar një jetë të gjallë duke luajtur në ritëm dhe bluz dhe grupe rock n’rolli. Në një kohë të shkurtër ai u bë kitaristi i Tina Turner, King Curtis dhe Little Richard, personalitete shumë të rëndësishme të muzikës rock të kohës. Në 1965 ai formoi grupin e tij të parë. Debutimi i parë solo është “Hej Joe”, i cili qëndroi për gati dhjetë javë në kalsifikim, duke arritur pozicionin e gjashtë në fund të vitit 1967. Xhimi Hendriks është fytyra e një brezi: ai di të interpretojë zhgënjimet, kontradiktat dhe paqartësitë e atyre viteve. Këngët si “Purple Haze”, “Wind Cries Mary”, “Lady Foxy”, “Zjarri” dhe “Are You Experienced?” mbeten legjenda.

Një performancë e Xhimi Hendriks në një koncert, ishte e sigurt se do të qe e shfrenuar dhe plot energji. Ai do ta bënte shpesh copë-copë kitarën e tij në fundin e një koncerti. Shikimi i një koncerti të Hendriks, ishte më shumë se sa të dëgjuarit e muzikës, ishte një përvojë.

 

 

 

 

 

Në vitin 1968 filloi një fazë më e errët për kitaristin: kërkesat e ngutshme të koncerteve dhe regjistrimet e lodhën shumë. Në vitin 1969, grupi “The Experience” u nda dhe Jimi filloi karrierën solo. Në gusht 1969, ai triumfon në Udstok (Woodstock), ku luajti versionin e tij të himnit amerikan, duke përpunuar melodinë dhe duke prezantuar tingullin e armëve dhe bombardimeve, për të sjellë në kujtesë viktimat e Vietnamit.

Gjithmonë në vitin 1969, Xhimi Hendriks filloi të bashkëpunojë me Billy Cox dhe bateristin Buddy Miles, duke i dhënë jetë “Band of Gypsys”. Në atë periudhë kitaristi bashkoi edhe grupin historik të “Experience”. Sidoqoftë, për fat të keq, Hendriks nuk do të marrë pjesë kurrë në publikimin e krijimeve të reja, sepse më 18 shtator 1970 ai do të gjendet i vdekur nga e dashura e tij, e mbytur në të vjella për shkak të një mbidoze./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MARTHA RIVERA GARRIDO

‘MOS U DASHURO’


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!