MENU

10 mijë pika pagese me kartë në biznese

“Godet” informaliteti, ulet përdorimi i parasë cash

20.09.2019 - 13:55

Rritja e konsumatorëve drejt pagesave jo cash ka rritur interesimin e biznesit për pajisjet që mundësojnë shitje me kartë.

Numri i bizneseve që pranojnë pagesa me kartë po rritet. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti numri i POS-eve ose pikave elektronike të shitjes të vendosura në biznese nga sistemi bankar kaloi pragun e 10 mijë njësive.

Krahasuar me një vit më parë, numri i këtyre pajisjeve është rritur me 23%

Pajisja me POS-e iu mundëson bizneseve të rrisin shitjet dhe njëkohësisht të pakësojnë veprimet në cash.

Këto produkte bankare kanë ulur kostot për bizneset dhe i përshtaten komisionet me ciklin sezonal të shitjeve të biznesit.

Forcimi i luftës ndaj informalitetit është një faktor që e ka nxitur përdorimin e pagesave elektronike nga qytetarët dhe pranimin e tyre nga bizneset.

Vitin e kaluar, shqiptarët kryen pagesa me karta bankare në vlerën e 21.3 miliardë lekëve ose rreth 170 milionë eurove, në rritje vjetore me 16%.