Google fitoi betejën në gjykatën më të lartë Evropiane ditën e Marte për “të drejtën për tu harruar” pasi nuk kishte hequr të lidhje në motorin e kërkimit që të çonin në të dhëna personale.
Autoritetet Franceze kërkuan që lidhjet në fjalë të hiqeshin në mbarë botën dhe jo vetëm në Francë për rastet e ankimuara.
Çështja u pa si një mundësi nëse Evropa mund të shtrijë ligjet e saj përtej kufijve.
Nën ligjin Evropian, një motor kërkimi duhet të heqë rezultatet e kërkimit në të gjitha vendet e anëtare.
Rasti erdhi në vëmendje pasi autoritetet Franceze gjobitën Google me 100,000 sepse nuk kishte hequr rezultatet e kërkimit globalisht bazuar në rregulloren e “të drejtës për tu harruar.”
Google referoi çështjen në Këshillin Shtetëror Francez i cili më pas kërkoi këshillim nga Gjykata e Lartë Evropiane.
Të dhënat për të cilat bëhej fjalë ishin fotomontazhe satirike për një politikane femër.