Në javët e fundit Google lançoi disa funksione të mrekullueshme në aplikacionin shumë popullor të hartave ku përfshihet mbështetja për navigimin e realitetit të shtuar si dhe një mënyrë më inteligjente për të planifikuar udhëtimet.
Dhe Google nuk ka përfunduar me këto sepse kompania më në fund do të sjellë një opsion tjetër që ende i mungonte aplikacionit.
I disponueshëm vetëm në Android aktualisht, është një shtresë e re Street View. Mbase është një prej veçorive më të mira të Google Maps në desktop ku mund të vizualizoni vendet që keni planifikuar të vizitoni për herë të parë.
Në Google Maps në desktop me lehtësi mund të kaloni nga Street View në pamjen normale të hartës por në aplikacionin mobil diçka e tillë nuk ka qenë e mundur.
Një aplikacion më vete Street View gjithashtu është i disponueshëm por do të ishte shumë më i dobishëm sikur të dy shërbimet të ofrohen në një aplikacion të vetëm.
Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e mësipërme, shtresa e re Street View paraqitet krahas krahas shtresave të tjera si ajo e trafikut, biçikletave, autobusëve, pamja satelitore dhe ajo tokësore.
Duke përzgjedhur opsionin e shtresës Street View në Google Maps automatikisht do të shfaqen me ngjyrë blu të gjitha rrugët kur kamerat 360 gradëshe të Google kanë kaluar. Nuk është njëlloj me eksperiencën desktop sepse duhet të klikoni mbi hapësirën ose rrugën që dëshironi të shikoni dhe jo duke tërhequr mbi ekran.
Funksioni aktualisht po ofrohet në Android dhe me shumë mundësi së shpejti në iPhone.