MENU
klinika

Dyshohet për vetëvrasje

Greqi / Shqiptari digjet për së gjalli në makinë

18.09.2019 - 21:07

Trupi i një shqiptari është gjetur i djegur në automjetin e tij këtë mëngjes në Rodos.

Viktima është një shtetas shqiptar 56 vjeç, babai i një fëmije të mitur. Mësohet se burri u gjet i vdekur në automjet rreth orës 06.00 në zonën e Kaminari.

Forcat e zjarrfikësve dhe oficerët e policisë së Rodos kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas hetuesve, shoferi ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo ka qenë arsyeja se përse 56-vjeçari ka vendosur të vetvritet. Shqiptari është identifikuar vetëm me anë të pronësisë së makinës.

Rezultatet e plota pritet të dalin pas kryerjes së autopsisë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi