Cardi B di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe këtë gjë ka arritur ta bëjë edhe në ‘Paris Fashion Week’.
Reperja e njohur ka arritur të kthejë kokat e të gjithëve me veshjen e saj të çuditshme.
E shoqëruar nga një ‘bodyguard’ këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan me printe lulesh në ngjyrë blu, jeshile dhe të bardhë, që i mbulonte gjithë trupin, madje dhe fytyrën.
Cardi ka treguar se kjo ka qenë si një lloj “hakmarrje” për të gjithë ata që u shprehën të kënaqur kur ajo mungoi në javën e modës në New York.
Veshja e reperes është pjesë e koleksionit vjeshtë 2019 të Richard Quinn dhe për herë të parë u prezantua në “London Fashion Week” në muajin shkurt.
Cardi B mori pjesë edhe vitin e kaluar në javën e modës në Paris me një tjetër veshje të guximshme.