Një haker kompromentoi llogarinë e shefit të Twitter Jack Dorsey.
Menjëherë pas hakimit të llogarisë u publikuan një numër cicërimash me përmbajtje raciste ditën e shtunë. Llogaria e cila numëron 4.21 milion ndjekës u mbyll menjëherë nga rrjeti social. Megjithatë cicërimat u postuan përmes Cloudhopper, një shërbim që Twitter e bleu në 2010-ën për të përmirësuar shërbimin me SMS.
Ky fakt sugjeron se llogaria e Dorsey mund të jetë hakuar nga një aplikacion i palëve të treta dhe jo direkt duke vjedhur fjalëkalimin e llogarisë së tij.
Por nuk është hera e parë që Twitter duhej të reagonte përballë hakimit të një llogarie të profilit të lartë.
Edhe llogaria e bosit të Facebook Mark Zuckerberg u hakua në 2016-ën sepse nuk kishte përdorur verifikimin me dy faktorë.
Twitter më pas tha se llogaria ishte kompromentuar për shkak të një neglizhence në siguri nga operatori mobil. Si rezultat një person i paautorizuar kishte mundur të publikonte cicërima përmes SMS nga një numër celulare.
Me pak fjalë Dorsey ka qenë viktimë e një sulmi me ndërrim kartash SIM. Rrjeti social Twitter nuk dha detaje rreth operatorit mobil që ka rënë pre e këtij sulmi.