Të gjithë e njohim si ish-miss dhe si prezantuese, por bukuroshja shqiptare Hygerta Sako ka dhe një tjetër profesion.
Ndoshta do të çuditeni kur ta mësoni, por ajo ka punuar si përkthyese. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Hygerta Sako tregoi se ka përkthyer plot 8 libra.
Librat kanë qenë kryesisht romane mes të cilëve edhe disa nga autori Danielle Steel. Megjithatë sot ajo ka hequr dorë, pasi siç shprehet nuk ka kohë:
“Nuk marr dot përsipër të përkthej libra të rëndë të letërsisë e kam nisur me libra të thjeshtë. Kam dy vjet që s’përkthej më, kam probleme me sytë (qesh). Në fakt nuk kam pasur dhe shumë kohë në dispozicion”.
Hygerta foli edhe për videon e famshme të publikuar pak ditë më parë ku shfaqej duke kënduar dhe kërcyer në skenën e festivalit të RTSh-së. Ajo tha se nuk zgjodhi karrierën si këngëtare pasi nuk e ndjente veten në të:
“Të këndosh me playback dhe një videoklip i bukur nuk është për kapacitetin tim. Hoqa dorë dhe vendosa të bëj atë që bëj sot”, u shpeh ajo.