MENU
klinika

A është ky vendimi i duhur?

Inter zgjedh paratë/Talenti largohet në Janar

16.09.2019 - 21:10

Edhe pse me skuadrën e Flamengo është duke shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar gol në çdo ndeshje, skuadra e Interit nuk ka aspak ndërmend të bëjë hapa pas dhe të rikthejë në Serinë A sulmuesin brazilian Gabigol.

Zikaltërit kanë kartonin e lojtarit, që luan me Flamengo në formë huazimi. Duke parë këtë situatë, skuadra e Flamengo është gati të blejë 100% kartonin e lojtarit.

Sipas “Corriere Dello Sport”, skuadra braziliane do të paguajë 18 milionë euro për Gabigol. Sulmuesi 23-vjeçar është ende nën kontratë me Interin deri në vitin 2022.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet që në janar, kur të çelet merkato e dimrit. Kontrata e huazimit të Gabigol te Flamengo skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kaiser” është bërë film

Futbollisti-mashtrues më i madh i historisë