MENU
klinika

Duke nisur nga korniza metalike

iPhone-ët e 2020 të ngjashëm me iPhone 4

26.09.2019 - 16:41

Apple do të zbulojë iPhone-ët e rinj vitin e ardhshëm me një strukturë të kornizës metalike që ngjan me iPhone 4, sipas hulumtimit nga analisti i Apple Ming-Chi Kuo.

Në hulumtimin e tij, Kuo thotë se Apple do të ndryshojë dizajnin e iPhone të ri në një mënyrë të dukshme vitin e ardhshëm. Në mënyrë të veçantë, pajisjet e reja do të shfaqin një kornizë të re metalike me një dizajn më të ndërlikuar, me mbulesën e qelqit për të mbrojtur strukturën e formësimit.

Dizajni i Jony Ive për iPhone 4 ishte smartfoni i parë me anësore metalike në formë katrore.

Një dizajn i tillë është kopjuar në varietete të ndryshme në industrinë e smartfonëve.

iPhone-ët e Apple kanë pësuar ndryshime, me iPhone 11 që përdor një kornizë alumini që mbështjell qoshet e rrumbullakosura të ekranit, dhe iPhone 11 Pro me materialin e qelqtë mat të mbyllur me çelik. Apple ka adoptuar një dizajn të ndryshëm për iPad Pro, i cili përmban një shirit industrial rreth anëve që gjithashtu kujton iPhone 4.

Kuo beson se kostoja e kornizës metalike dhe mbështjellëses së qelqtë do të rriten në mënyrë të dukshme, me rreth 50-60 përqind dhe 40-50 përqind respektivisht.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”