MENU
klinika

Tashmë nuk njihet aspak

Ja sa shumë e kanë ndryshuar operacionet Sulltaneshën Hyrrem

27.09.2019 - 17:50

Meryem Uzerli, aktorja turko-gjermane, e cila u bë shumë e famshme në vitin 2012 me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin shumë të ndjekur “Sulltani i madhërishëm”.

Me karakterin e saj të fortë dhe bukurinë e veçantë, Hyrrem bëri për vete të gjithë teleshikuesit e mori shumë çmime.

Megjithatë aktorja 36-vjeçare sot, nuk ka më sharmin e dikurshëm dhe shkak janë ndërhyrjet e shumta estetike që ka bërë.

Hyrrem thuajse nuk njihet nga ndryshimet që ka bërë në pamje dhe një ndër to është fryrja e buzëve dhe botoksi.

Së fundmi raportohet se aktorja ka pasur probleme me shëndetin dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në disa evente të rëndësishme, madje as në premierën e filmit të saj të quajtur “Kovan”.