MENU
klinika

"Bulevardi i Korçës"

Jazz, rock dhe pop!

19.09.2019 - 14:51

      Pazari i Vjetër i Korçës, një prej destinacioneve kryesore për turistët që zgjedhin këtë qytet, por edhe për banorët, do të gjallërohet nga netët festive të 2B Fest, një festival që organizohet për herë të parë.

 

 

 

 

 

Ansambli i çmuar i historisë dhe kulturës së këtij qyteti në 22-22 shtator do të presë eventin e veçantë. 2B Fest, një festival që për tre ditë radhazi, do të sjellë muzikën jazz, rock dhe pop në sheshin kryesor të këtij pazari.

Por, ndërsa në Pazarin e Vjetër mbrëmjet mund të shijohen me gatime tradicionale dhe muzikë të mirë, teatri i Korçës nuk mbetet pas. “Kopshti i Qershive” nga Çehov, pas suksesit të 3 javëve më parë, rivjen në skenë për artdashësit, në 20 dhe 21 shtator.

 

 

 

 

Pas nuk mbetet edhe tradita e një prej prodhimeve më të njohura të zonës. Festa e Mollës në fshatin Dvoran, me mollët aq të njohura të Korçës do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse