MENU
klinika

Festivali i Venecies

“Joker” ka tashmë “Luanin e Artë”

09.09.2019 - 17:55

      Festivali i Filmit në Venecie, uli siparin, teksa “Luani i Artë” iu akordua filmit “Joker”, me aktor protagonist Joaquin Phoenix. Regjisori Todd Phillips, i ka vendosur ngjarjet e fIlmit në fillimin e viteve ’80-të, duke zbuluar sesi një kloun i varfër e i sëmurë mendor, i bashkohet botës së krimit.

 

 

 

 

Filmi “Joker”, me aktor protagonist, Joaquin Phoenix, fitoi “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit, Venecie. Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin Italian, rrëmbeu duartrokitje që zgjatën për tetë minuta rresht.

 

 

 

 

Drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ’80-të, në qytetin Gotham.

Në veprën kinematografike luajnë gjithashtu, Robert De Niro dhe Zazie Beetz.

 

 

 

 

Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se “Phoenix” do të jetë edhe fitues i çmimit “Oscar”. Ndërkohë, “Çmimi i Madh” i jurisë dhe “Luani i Argjendtë” i shkoi bashkëprodhimit franko-italian të regjisorit Roman Polanski, “J’Accuse”.