MENU
klinika

Humbi 43 kg për një vit

Këngëtari shqiptar tregon sekretin e humbjes drastike të peshës

24.09.2019 - 19:11

Këngëtari Mateus Frroku ka treguar se ia ka dalë në luftën me kilet e tepërta.

Gajtë spektaklit ‘Dance with me’ ai ka treguar se për një vit e gjysmë ka humbur plot 43 kilogramë.

“Hapi i parë fillon me veten. Ka qenë e vështirë, por ka qenë një proces ecjeje në natyrë. Pastaj, është kombinuar edhe me ushqimin, normalisht”.

“Në një vit e gjysmë, mund t’i kem rënë gjithë Shqipërisë kryq e tërthor më këmbë”, – tha Mateusi.