MENU
klinika

Ibrahimi: Kemi përpara dy sfida

KLP nis punën, vendimi i parë që miratohet

02.09.2019 - 10:53

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot nga puna, duke marrë edhe vendimin e parë. Me 10 vota pro, KLP ka miratuar projekt-vendimin për miratimin e rishikimit të buxhetit afatmesëm 2020-2022 të KLP.

Këshillit ka pasur në dispozicion relacionin dhe projekt-vendimin pёr miratimin e projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022 tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se ky institucion ka përpara dy sfida kryesore, ngritjen e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe efiçent për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror”, deklaroi ai.