MENU
klinika

Krimet e Rënda po hetojnë ngjarjen

Konflikti me armë në Fier reagon Zëri i Amerikës

01.09.2019 - 18:38

Në Fier specialistë të Krimeve të Rënda po kryejnë hetime për incidentin me armë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në spitalin civil të qytetit.

Policia e Fierit tha se pas konfliktit të dy familjeve pesë persona të plagosur po marrin ndihmë në spital ndërsa janë arrestuar edhe pesë vetë.

Burimet policore thanë se një person i armatosur hyri të shtunën mbrëma në repartin e urgjencës dhe hapi zjarr me armë ndaj një grupi njerëzish pas një grindjeje të dhunshme që kishte ndodhur pak orë para incidentit në spital.

Sipas policisë së Fierit grindja ndodhi në fshatin Levan rreth 8 km larg Fierit dhe disa persona më pas ishin drejtuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.

Personi i armatosur ka mundur të hyjë në spital dhe të qëllojë me armë kundërshtarët e përfshirë në grindjen e dhunshme në Levan. Spitali i Fierit tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit konfirmoi se personi që qëlloi me armë zjarri ia ka marrë armën e sulmit një pjesëtari të policisë së Patrullës “Shqiponja” . /Voa/

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier