MENU
klinika

Studimi

Kujdes nga çaji me bustin!

29.09.2019 - 14:05

Me ftohjen e temperaturave rritet ndjeshëm edhe konsumi i çajit por ekspertët i kanë bërë thirrje për kujdes pas një studimi.

Të dhënat e shkencëtarëve kanadezë nga universiteti McGill në Montreal kanë treguar se disa kompani që tregtojnë çaj përmes paketimit me bustina kanë filluar të përdorin plastikën në vend të materialeve me bazë letre, duke lënë kështu miliarda grimca mikro-plastike në filxhan.

Diçka e tillë është mjaft shqetësuese pasi niveli i tyre është më i lartë se plastika e padukshme që mbetet në paketime të tjera, sikundër mund të jenë bidonat e ujit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte cilësuar paketimet e çajrave si të sigurta, por shprehej se ky vlerësim ishte bërë mbi bazën e një informacini të limituar, duke vendosur në dispozicion fonde për kërkime shkencore.

Tashmë studimi i fundit mund të ndryshojë situatën në këtë industri.

Ekspertët bëjnë thirrje që të ketë një angazhim më të madh të institucioneve që merren me sigurinë ushqimore, ndërsa për konsumatorët këshillohet leximi i etiketave për tu siguruar që bustina e çajit është e përbërë nga një bazë letre nëse ky informacion jepet.

Ende nuk mund të thuhen me siguri dëmet që shkaktojnë këto paketime, por është e qartë se niveli i mbetjeve plastike, ndonëse nuk dallohet me sy të lirë, është më i lartë nga produktet e tjera.

Shkencëtarët kanë apeluar dhe kompanitë që të tregiohen të ndërgjegjshme në këtë pjesë dhe ti kthehen metodës klasike të paketimit.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë