MENU
klinika

Detajet e reja

Kush e tradhtoi Ana Frankun?

02.09.2019 - 17:35

Kur në 14 gusht të 1944 Ana Franku dëgjoi një goditje të thatë muri e kuptoi se diçka po ndodhte. Nuk ishte një tingull i zakonshëm në atë vend sekret. Këtë zhurmë e kishte dëgjuar pak muaj më parë kur Gestapoja kishte inspektuar ndërtesën, ku jetonte e fshehur nga nazistët, gjatë pushtimit gjerman në Hollandë.

Ajo u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë. Të gjithë, përveç të atit, Otto Frank, vdiqën në kampe. Pas 73 vitesh hapet një hetim i udhëhequr nga një ish agjent i FBI-së, i cili kërkon të zbulojë misterin më të madh të Holokaustit dhe të Luftës së Dytë Botërore.

Kush e tradhtoi dhe dorëzoi Ana Frankun? Vince Pankoke, një hetues i agjensisë federale të Amerikës do të ndërtojë historinë se si u kap vogëlushja në banesën ku jetonte e fshehur në Amsterdam. Pankoke do të realizojë një skanim të materialeve historike plus edhe teknologjinë që nuk ka qenë shfrytëzuar në hetimet e mëparshme.

Qëllimi është të zbulohet se kush e lajmëroi policinë gjermane dhe t’u tregonte vendin e saktë ku gjendeshin një grup çifutësh. Do të shfrytëzohen arkivat e Uashingtonit, Hollandës, Gjermanisë dhe Izraelit. Për këtë është ndërtuar një maket i banesës ku fshihej Ana.

Do të analizohen tridimensionalisht se si perceptoheshin zhurmat nga brenda jashtë dhe do të përdoren teknika digjitale inovatore që do të lejojnë të kuptohet udhëtimi i tingujve përmes mureve të banesës.

Ky është një mister që nuk ka mundur të zgjidhet. Ka patur edhe hetime të mëparshme në vitin 1948 autoritetet hollandeze pretenduan se e kishin zbuluar informatorin, por pa sukses. Dështuan sërish në vitin 1963. Ana Franku jetoi e fshehur për dy vite, derisa për motive të panjohura në 14 gusht përfundoi në kampin e përqendrimit nazist. Sipas regjistrave naziste, Ana vdiq në shkurt të 1945 në Bergen-Belsen, një nga ferret gjermane, ku numri i çifutëve të mbledhur në Hollandë ishte 110 mijë.

Shpëtuan vetëm 5500. Në fillim u mendua se informatori ishte Wilhelm van Maaren, pronari i dyqanit që e dinte mjaft mirë vendndodhjen, por tani hetuesit janë të hapur ndaj çdokujt. Ajo që dihet me siguri është se tradhtari ishte i njohur nga familja Frank, të paktën kështu besohej gjithmonë.

Kur Otto Franku u kthye në verën e 1945 supozoi se dikush i kishte dorëzuar. Megjithatë teoria nuk kufizohet vetëm me tradhtinë. Besohet se policia ishte në vendndodhje për motive të tjera dhe ata rastësisht u gjetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale