MENU
klinika

VIDEO

Ky është deputeti serb që do pavarësinë e Kosovës!

11.09.2019 - 17:19

Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviç asnjëherë nuk e ka fshehur qëndrimin e tij për Kosovën si një shtet i pavarur nga Serbia, me gjithë të drejtat e saj legjitime.

Në një nga seancat e zakonshme  plenare në Parlamentin e Serbisë, Jovanoviç nëpërmjet një fjalimi drejtuar Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish një Kosovë të lirë.

Jovanoviç i ka kërkuar Vuçiç të bëjë paq me Kosovën e mbi të gjitha të bëjë paqee me veten e tij dhe vetë brenda Serbisë.

Ndërkaq në fjalim githashtu lideri i Partisë Demokratike Liberale ka përmendur dhe taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë, duke kërkuar dhe një herë që kjo hisori të harrohet.

Sipas Jovanovic paqja duhet të vijë nga Kosova dhe Serbia dhe nga asnjë vend tjetër sepse të gjithë nxisin konfliktin dhe nuk mbështesin aspak marrveshjen e paqes.

Duket se në Parlament asnjë prej pjesëmarrësve të tjerë nuk është duke folur duke krijuar kështu një qetësi absolute.

Ndërkaq kryeministri i Serbisë, Vuçiç, nuk bënë asnjë veprim dhe duket shumë i qetë.