MENU
klinika

Do të jetë më e shpejta

Lamborghini sjell makinën e parë hibride

05.09.2019 - 15:20

Lamborghini do të prezantojë makinën e parë hibride javën e ardhshme në Frankfurt Motor Shoë në Gjermani.

Kjo makinë është e quajtur Sian, dhe do të jetë ndër makinat më të shpejta dhe më të fuqishmet që Lamborghini ka prodhuar. Dhe pikërisht do të jenë vetëm 63 të tilla, një numër që simbolizon vitin se kur kjo kompani është krijuar, më 1963. Emri Sian do të thotë “shkrepje vetëtime” në dialektin Bolonjez.

Kjo Lamborghini do të jetë makina e parë që punon me supergjeneratorë dhe jo me bateri.

Motori elektrik V12 do të prodhojë mbi 800 kuaj fuqi dhe makina pritet të arrijë një shpejtësi mbi 350 km/h. Sian do të arrijë shpejtësinë 100 km/h për më pak se 3 sekonda.

Veçantia e një supergjeneratori është se ajo do të fuqizohet edhe gjatë kohës që shoferi frenon pasi ky motor e ruan atë energji të cilën mund ta përdorësh vetëm në shpejtësi të ulëta. Disavantazhi i vetëm i supergjeneratorëve është se ato nuk mund ta ruajnë energjinë shumë gjatë siç e ruajnë bateritë.

Normalisht një makinë e tillë do të kushtojë miliona por kompania nuk e ka bërë ende të ditur çmimin. Të 63 Lamborghinit që do të prodhohen do të merren vetëm me porosi.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”