MENU
klinika

Aksioni anti-informalitet

Modernizohet sistemi i mbledhjes taksave

14.09.2019 - 20:47

“Biznesi dhe administrata tatimore duhet ta shohin veten si partner në procesin e fiskalizimit”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Gjatë një konsultimi publik me bizneset për projektligjin e Fiskalizimit, Denaj tha se “modernizimi i sistemit të mbledhjes së taksave ndihmon gjithashtu luftën kundër informalitetit duke mos u mbështetur vetëm tek inspektimi në terren por tek analizat e riskut si forma më efikase për të mposhtur këtë fenomen në një periudhë afatgjatë”.

Gjithashtu Denaj u shpreh se, “biznesi dhe administrata tatimore duhet ta shohin veten si partner në këtë proces pasi ky është një rrugëtim i cili i shërben mirëqënies së përbashkët”.

Projektligji i Fiskalizimit synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri-tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Sipërmarrësit ngrejnë alarmin, i bëjnë thirrje qeverinë

Rënia e euros fut në krizë fasoneritë

“Ndryshon harta energjitike e Evropës”

Si po i jep fund Serbia varësisë nga Rusia?

“Business Insider” shkrim për turizmin në Shqipëri

Vend i aventurave të paharrueshme!