MENU
klinika

Ish-ministri shpjegon gjestet

‘Lutje’ teksa priste vendimin? Tahiri: I kam në dorë vetë!

20.09.2019 - 09:45

Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët e Gjykatës për Krime të Rënda, dolën në orët e mbrëmjes së të enjtes dhe bënë publik vendimin e marrë për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar atë me 5 vite burg vetëm për “Shpërdorim detyre”, teksa rrëzuan 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Por një moment pikant gjatë kohës që në sallë lexohej vendimi, i cili u kap nga gazetarët, ka qenë sjellja e instiktive e Tahirit, siç tha ai me pas, teksa mbante duart të bashkuara sikur lutej.

Duke e shpjeguar këtë gjest para gazetarëve, Tahiri tha:

“Unë Zotit i lutem vetëm për familjen time dhe për shëndetin tim, nuk i lutem për gjëra që i kam në dorë vetë, kështu që nuk po lutesha, nuk e di përse i kam mbajtur duart ashtu, ka qene e momentit”.