MENU
klinika

Nga The Washington Post

Me Iranin, Amerikës nuk i shkuan gjërat siç donte

29.09.2019 - 15:47

Zyrtarët në administratën Trump thonë se fushata e tyre maksimale e presionit kundër republikës islamike të Iranit po funksionon.

Ata pretendojnë se ekonomia është në rënie të lirë, me rritjen e inflacionit dhe eksportet e naftës së Iranit i afrohen zeros.

Por në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tregoi që Teherani mund të jetë përshtatur me rrethanat aktuale më mire se çdokush mendonte.

Zyrtarët amerikanë këtë javë thanë që Presidenti Trump është i përgatitur të takohet me Rouhani, pa parakushte. Po ta mendosh, nëse Irani do të ishte në prag të kolapsit, siç thonë amerikanët, Rouhani do të ishte i dëshpëruar të pranonte. Megjithatë ai nuk pranoi ofertën, si publikisht ashtu edhe privatisht.

Britanikët dhe Francezët, aleatët amerikanë dhe bashkë-nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të Iranit, i kërkuan Rouhani të pranojë. Kryeministri britanik Boris Johnson tha me shaka “Ju duhet të jeni në anën e pishinës dhe të hidheni në të njëjtën kohë,” tha Johnson. Rouhani thjesht qeshi.

Hendeku midis atyre që thonë iranianët dhe amerikanët tregojnë gjithçka që duhet të dini për marrëdhëniet midis dy vendeve.

E gjithë fushata e presionit maksimal bazohej tek ideja se liderët e Iranit së shpejti do të lëndohen aq keq saqë ata do të luten të rifillojnë negociatat. Megjithatë, duket se nuk po shkon kështu.

Sidoqoftë, qëndrimi publik i Iranit vjen në një moment tepër të tensionuar, pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po shqyrtojnë mënyra për të ndëshkuar Iranin për sulmin në objektet e naftës Saudite.

Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj dhe Irani, biren dakord se negociatat janë të pashmangshme. Por sfida do të jetë pritja.

Udhëheqësit e Iranit thonë se nuk do të flasin derisa të hiqen plotësisht sanksionet.

Administrata Trump beson se mund të detyrojë liderët e republikës islamike të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Duke pasur parasysh që amerikanët nuk kanë asnjë prezencë zyrtare sot, as nuk kanë pasur një të tillë gati 40 vitet e fundit, është e vështirë të besohet se e kuptojnë plotësisht atë që po ndodh atje tani.

Ja çfarë dinë ata: kur Teherani dhe Uashingtoni thonë se kërkojnë një zgjidhje diplomatike, ne nuk duhet t’i marrim seriozisht. Të paktën jo këtë javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit iranian

“Amerikanët kanë sjellje fëmijërore”