MENU
klinika

Ministri i jashtëm iranian

“Evropianët nuk janë në gjendje të kritikojnë Iranin”

09.06.2019 - 15:52

Përpara një udhëtimi në Teheran, diplomati i lartë i Iranit, Mohammad Javad Zarif, u tha vendeve evropiane të mos kritikojnë republikën islame që kërkon të forcoje aftësitë e saj ushtarake.

“Evropianët nuk janë në gjendje të kritikojnë” Iranin për çështje jashtë marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, tha ministri i jashtëm i Iranit.

Komenti i Zarif vjen pasi ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas planifikon të vizitojë Iranin për të shqyrtuar mundësitë për ruajtjen e një pakti bërthamor për mospërhapjen e armëve.

Nënshkruesit e Europës Perëndimore në marrëveshje, Franca, Britania dhe Gjermania, po përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen pavarësisht tërheqjes së njëanshme të Shteteve te Bashkuara të vitit të kaluar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump argumentoi se kushtet e marrëveshjes nuk ishin të vështira për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe nuk iu drejtuan programit ballistik raketor të vendit apo rolit të tij në konfliktet rreth Lindjes së Mesme. Ai rivendosi sanksionet ekonomike për Iranin.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes ndajnë të njëjtat shqetësime si Shtetet e Bashkuara mbi zhvillimin ballistik-raketor të Iranit dhe aktivitetet rajonale.

Më 9 qershor, Irani shpalosi atë që e përshkroi si një sistem të ri të mbrojtjes ajrore “të prodhuar në vend”, me aftësinë për të ndjekur gjashtë objektiva, duke përfshirë avionë luftarakë, bombardues dhe dronë.

Gjatë ceremonisë së zbulimit të sistemit, Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se “Irani do të rrisë kapacitetet e veta ushtarake për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e saj kombëtare dhe nuk do të kërkojë leje nga askush për këtë çështje”.

Zarif u citua të thoshte se donte të dëgjonte nga Maas se si Gjermania do të ndihmojë normalizimin e marrëdhënieve ekonomike të Iranit kur të takohen më 10 qershor.

“Në rastin e marrëveshjes bërthamore, rezultatet kanë rëndësi,” tha Zarif, duke shtuar se ai donte të dinte “çka saktësisht kanë arritur partnerët për ta shpëtuar atë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen