Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ka prezantuar ditën e sotme kabinetin e ri.
Ata që gjenden në listën e saj përballen me disa sfida të vështira, përfshirë trajtimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku 28-vendesh dhe luftën kundër ndryshimit të klimës.
Nëse miratohet nga Parlamenti Evropian, ekipi ekzekutiv i Von von Leyen do të jetë më diversi në historinë e BE-së, i përbërë nga 13 gra dhe 14 burra.
“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.
Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj.
Nuk ka asnjë të nominuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Brexit aktualisht është caktuar për 31 Tetor. Kjo datë daljeje është një ditë para se Komisioni i ri të nisë punën. Eurodeputetët do të mbajnë seanca konfirmimi për secilin kandidat.
Me qendër në Bruksel, Komisioni është përgjegjës për zbatimin e rregullave të BE-së dhe traktatet e bllokut. Është i vetmi organ i BE që mund të hartojë ligje.
Von der Leyen, ish ministrja e mbrojtjes eGjermanisë, do të zëvendësojë zyrtarisht Presidentin e Komisionit Jean-Claude Juncker në 1 nëntor.
Ekipi i ri ekzekutiv prej 27 pjesëtarësh, një për secilin shtet anëtar, është planifikuar të punojë për pesë vjet.
Ndër tre zëvendëspresidentët ekzekutivë, holandezit Franc Timermans do i besohet implemtimi i politikave ambientaliste, danezja Margret Veshtager do të koordinojë sërish komisionin për konkurrencën, ndërsa letonezi Valdis Dombrovskis do ngarkohet përkrah italianit Paolo Xhentiloni me çështjet ekonomike.
Ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borel, do të zëvendësojë Federika Mogerinin në krye të politikave të jashtme dhe sigurinë, komisioner për zgjerimin dhe për afrimin e Ballkanit dhe Shqipërisë në familjen europiane do të jetë hungarezi Laslo Troksani, ish-ambasador dhe ministër drejtësie, ndërsa paraardhësi i tij, austriaku Johanes Hahn, do të kujdeset për buxhetin dhe administratën.