MENU
klinika

Detajet

Merr sëpatën dhe godet familjarët, ‘çmendet’ vlonjati!

11.09.2019 - 20:43

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një i ri goditi me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait, policia ka arrestuar dhe shoqëruar autorin në ambientet e komisariatit.

Sipas bluve të Vlorës, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht të afërmet e agresorit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall