Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot raportin shpjegues, të cilin e ka diskutuar me Komisionin e Venecias.
Në një raport të gjatë, kreu i shtetit tregon të gjitha hapat se pse ai zgjodhi të zhdekretonte datën e zgjedhjeve lokale me 30 qershor.
Raporti 55 faqesh, i publikuar në faqen zyrtare të Presidentit thekson se zgjedhjet e zhvilluara vetëm me pjesëmarrjen e socialistëve janë të paligjshme dhe nuk krijuan alternativa për qytetarët.
001-RAPORT-SHPJEGUES by Anonymous dMtTT2bZ on Scribd
Meta këmbëngul fort duke treguar se Kushtetuta thekson se Presidenti ka të drejtën ekskluzive për të caktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Ai ndalet edhe tek klima e egër politike, e cila fillimisht nisi brenda institucioneve dhe më pas, opozita e bashkuar hoqi dorë nga mandatet duke iu rikthyer protestave në rrugë me kërkesën e vetme “largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se presidenti i Republikës është organi i vetëm Kushtetues që ka kompetenca ekskluzive të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ligjshme shtetërore. Në zbatim të kësaj dispozite kushtetuese, Presidenti i Republikës me dekretin nr. 10.928 datë 05.11.2018 caktoi datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Palët i shprehën Presidentit të Republikës dakord sinë e tyre për një zhvillim të zgjedhjeve vendore me 30 qershor 2019, edhe pse ndodheshin në kushte e një klime politike të polarizua politike, por gjithmonë brenda institucioneve”-thuhet mes tjerash në raport.