Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zbuluar sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.
Ai ka thënë se nga burime tërësisht të besueshme është njoftuar se persona të caktuar do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë.
META ZBULON TELEFONATËN ME BASHËN
Ulsi Manja: Gjatë fjalës suaj ju referuat disa herë situatës së rëndë të sigurisë kushtetuese dhe rendit publik, si arsye kryesore, që ju cuan në shfuqizim dhe datës 8 qershor të protestës së opozitës. Do digjej Kuvendi? Por kushtetuta ka zgjidhje. Iu referohet masave të jashtëzakonshme. Nëse ju i konsideronit informacione të besueshme për destabilizim, deri në përplasje civile, a tentuar që me këtë argument ti ulnit palët para se të firmosnit?
Ilir Meta: Ky informacion, është vlerësuar kritik se përputhej me shumë paralajmërime publike dhe jo për atë se cfarë mund të ndodhte në protestën e 8 qershorit, në vecanti te kuvendi dhe ekipi i këshillit të sigurisë kombëtare që ka edhe informacione gjykoi se situata ishte emergjente. Nëse do të isha më i përgatitur do ta nxirrja në atë ditë dekretin, vendosëm për të bërë publik si njoftim në nisje të protestës këtë vendim me shpresë për të qetësuar dhe parandaluar cdo përshkallëzim të situatës dhe shmangur drejtimin e protestuesve drejt Kuvendit.
Ky ka qenë edhe paralajmërimi im për Bashën kur e kam marrë në telefon sa nisi protesta dhe kur u nisën protestues drejt Kuvendit, dhe kam bërë thirrje publike që protestuesit të shpërndahen, mesazhi ishte i qartë për Bashën dhe të terët se nëse do të ndodheshin aty përgjegjësia do të ishte ekskluzive e tyre se ishin paralajmëruar që më parë.