Napoli mposht 2-1 Brescian në “San Paolo” dhe ngre kokë pas humbjes së papritur 0-1 në të njëjtin stadium kundër Cagliarit. Gjithsesi, duhet pranuar se ky sukses i skuadrës së drejtuar erdhi me vuajtje, pasi sfida mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.
Pjesa e parë u dominua nga napolitanët, që kaluan në epërsi me Mertens në minutën e 13-të, ndërsa në minutat shtesë të këtij fraksioni dyfishoi shifrat Manolas.
U duk se do të ishte një fitore e lehtë për Napolin, por nuk rezultoi e tillë. Të udhëhequr nga klasi i Tonalit (iu anulua një gol nga VAR-i) dhe potenca e Balotellit, Brescia ua bëri jetën të vështirë vendësve.
Ishte pikërisht Blotelli që ngushtoi në 2-1 diferencën me një gjuajtje të saktë me kokë, por Napoli mundi të rezistonte pa pësuar një tjetër gol, duke marrë tri pikë në këtë përballje. Elseid Hysaj i aktivizua nga Ancelotti në minutën e 76-të në vend të Maksimovicit.