Punimet në stadiumin Arena Kombëtare janë në fazën finale, ndërsa tashmë ka përfunduar edhe vendosja e stolave por edhe e fushës së gjelbër.
Së fundmi në impiantin që do të ketë një kapacitet prej 21 mijë e 777 vendesh është testuar edhe sistemi i ndriçimit, për të cilin sekretari i fedratës shqiptare të futbollit Ilir Shulku është shprehur:
“Stadiumi i ri kombëtar është investimi më i madh i federatës shqiptare të futbollit, që na bën të ndihemi krenar për nivelin që është arritur në këtë impiant. Siç e shikoni kemi arritur në fazën finale të punimeve dhe aktualisht po testohet sistemi i ndriçimit për të arritur në ndeshjen inauguruese të 17 nëntorit kundër Francës.
Vendosja e stolave ka përfunduar ashtu si edhe tapeti i fushës që është instaluar javën e kaluar. Po punohet me intensitet maksimal në ambientet e tribunës qendrore dhe gjëja më e rëndësishme për sot është që po testojmë sistemin e ndriçimit.
Nga parametrat është në të njëjtin nivel me stadiumet ndërkombëtare si i Liverpoolit, Manchesterit, Schalke-s, e të tjera. E veçanta e këtij sistemi është që mund të përdoret edhe për koncerte, evente të ndryshme, spektakle.”, u shpreh ai.