MENU
klinika

Klandestinët

Në kërkim të “ëndrrës angleze”, 8 shqiptarë kapen në motorin e anijes

29.09.2019 - 10:07

Anglia është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat më të ndryshme.

Por për 8 shqiptarë “ëndrra angleze” ka përfunduar jo ashtu siç ata shpresonin, pasi janë zbuluar nga stafi i anijes ku ishin fshehur.

Anija ishte nisur nga qyteti i Rouen në Francë me destinacion Dogheda në Irlandë, por gjatë udhëtimit stafi ka vënë re emigrantët e fshehur në dhomën e motorit.

Pasi janë njoftuar autoritetet, anija është kthyer në qytetin Cherbourg të Francës.

Emigrantët shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve franceze dhe anija është nisur sërish drejt Irlandës.

Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilantëve ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re emigrantësh nga Shqipëria.

Rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019.

Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.