Një sistem inovativ paralajmëron në kohë për tërmetet, i testuar me sukses në vendet e huaja, pritet të gjejë zbatim edhe në Greqi përmes një projekti pilot.
Pajisja u paraqit në Ekspozitën Ndërkombëtare në Selanik nga Drejtori i Institutit Gjeodinamik dhe Profesor i Sizmologjisë në Universitetin e Athinës.
Ky program, i quajtur “ARIS”, është ndërmarrë nga zoti ë Akis Tselentis për ta zhvilluar dhe zbatuar atë në Greqi.
Sipas profesorit, megjithëse fillimisht sistemi synonte të mbronte njësi të mëdha industriale, tashmë po shtrihet dhe më gjerë për mbrojtjen e zonave urbane.
Sistemi zbulon shfaqjen e një tërmeti, vlerëson madhësinë dhe vendndodhjen e tij, llogarit kohën kur do të mbërrijë në një zonë të caktuar.
Bazuar në distancën nga qendra dhe rrezikshmërinë e valëve sizmike, vlerëson efektin e tyre dhe informon për katastrofën e ardhshme.
Pajisja vlerësohet se paralajmëron 8-20 sekonda nga goditja e tërmetit por edhe më shumë për tërmetet e largëta.
Gjithçka përkthehet në jetë të shpëtuara.
Në ato pak sekonda, qytetarët mund të mbulohen, mund të aktivizohen sistemet e mbrojtjes, çelësat e energjisë ose të gazit mund të mbyllen, ndërmarrje të mëdha mund të ndërpresin furnizimet e materialeve të ndezshme, trenat mund të ndalojnë dhe shmangin më të keqen.
“ARIS”, siç shpjegon dhe raporton sizmologu i mirënjohur, mund të shtrihet në Patras dhe rajonin më të gjerë të Greqisë Perëndimore, për shkak të sizmicitetit të fortë të zonës dhe për mbrojtjen e instalimeve të gazit natyror.
Akis Tselentis thotë se sistemi mund të përdoret në shkolla, trena dhe madje edhe në Metro.