MENU
klinika

Dëshmia tek Krime e Rënda

“Ora 16:00 mbyll gjithçka”, Tahiri në gjyq: Ja e vetmja gjë që më implikon!

19.09.2019 - 12:40

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri. Mësohet se vendimi do të bëhet publik rreth orës 16:00.

Ndërkohë që brenda në sallën e gjyqit, ish-ministri mësohet se ka deklaruar:

E vetmja gjë që më implikon mua është shitja e makinës te Artan Habilajt, një person i cili nuk është as nën hetim as i dënuar dhe unë po mbaj përgjegjësi për vëllezërit e këtij personi, kur ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre. Jam i sigurt që të gjithë kemi nga një kushëri budalla, kriminel në fis, por askush nuk mban përgjegjësi”.

Ai ka dekaruar se ia ka kushtuar jetën punës si ministër i Brendshëm. “Punova si ministër edhe kur më vunë bombat në shtëpi”.

“Në momentin që këta personat flisnin për dreka me shefin e madh, unë kam qenë në një drekë bashkë me ministra të tjerë, të mbledhur nga kryeministri. Takimi është pasqyruar edhe në media. Ja ku kam qenë, në foton ilustruese të lajmeve në media jam unë dhe Kryeministri. Asnjë nga ne nuk është shefi i madh, ai është shefi i madh, por për qeverinë”- ka thënë Tahiri