MENU
klinika

Oraret për bazën e Pashalimanit

Qytetarët ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën

30.09.2019 - 09:27

Dhjetëra persona janë ngritur ditën e sotme në protestë në Pashaliman, për të kundërshtuar oraret e vendosura për në bazën e Pashalimanit.

Qytetarë të thjeshtë, peshkatarë dhe disa pronarë biznesesh kanë bllokuar rrugën dhe nuk largohen.

Ata kërkojnë të hiqet urdhri i ri i bazës ushtarake të Pashalimanit që kufizon hyrjen në këtë zonë për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse nuk hiqet orari ata do të përshkalllëzojnë protestën në grevë urie.

Kujtojmë se baza ushtarake ka urdhëruar që në Pashaliman të lejohet kalimi nga ora 08:00 deri në orën 15:00.