MENU
klinika

Detaje

“Paralizohet” Korça, tregtarët në protestë

02.09.2019 - 08:52

Tregtarët e Korçës janë ngritur këtë mëngjes në protestë. Mësohet se dhjetra tregtarë kanë bllokuar Unazën e qytetit.

Në shenjë revolte ata kanë hedhur perimet në rrugë. ‘Hapni tregun’ dhe ‘Rama ik!’, janë thirrjet e tyre.

‘Na është bllokuar hyrja nga bashkia. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera’, kanë thënë ata për mediat.

Ndërkohë, për shkak të bllokimit të rrugës është krijuar trafik në qytetin juglindor.