MENU
klinika

Pas tërmeteve

ARRSH nis inspektimin e urave në Gjirokastër

22.09.2019 - 12:10

Pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin dhe që vijojnë ende, ndonëse me densitet më të ulët Autoriteti Rrugor Shqiptar, në Gjirokastër ka nisur inspektimin e urave.

Drejtori i ARRSH, Andi Shkurta tha se deri më tani gjendja e urave është e stabilizuar nuk ka pasur dëme në të gjitha urat dhe akset.

Shkurta u shpreh se inspektimi do të vijojë në të gjithë qarkun.

Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi ka ngritur shtabin e Emergjencave në bashki, por nuk janë raportuar dëme në qarkun jugor.