E kush mund ta harrojë tërmetin e fuqishëm që goditi Shqipërinë më 21 shtator? Fatmirësisht tërmeti nuk u shoqërua me viktima, por gjithsesi frika dhe paniku që shkaktoi te qytetarët ishte e shumë e madhe.
Megjithatë tërmeti nuk ishte pa pasoja, pasi qindra banesa janë shkatërruar dhe qindra njerëz janë jashtë banesave të tyre.
Në këtë moment të vështirë për Shqipërinë, të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë ofruar ndihmën e tyre. Mes tyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, e cila ka bërë thirrje për ndihmë për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.
“Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Shqipërinë, më 21 shtator, pranë Kosovës, vendit ku unë kam lindur. Jepni ndihmën tuaj! UNICEF qëndron pranë fëmijëve të prekur nga katastrofat, kudo ku ndodhen”, -ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Ky është një gjest vërtet për t’u vlerësuar nga ana e këngëtares me origjinë shqiptare. Kujtojmë se Rita është ambasadore e UNICEF, dhe disa muaj më parë vizitoi fëmijët në Kosovë.