MENU
klinika

"Jepni ndihmën tuaj!"

Pas tërmetit në Shqipëri, Rita Ora kërkon ndihmë për fëmijët

25.09.2019 - 17:14

E kush mund ta harrojë tërmetin e fuqishëm që goditi Shqipërinë më 21 shtator? Fatmirësisht tërmeti nuk u shoqërua me viktima, por gjithsesi frika dhe paniku që shkaktoi te qytetarët ishte e shumë e madhe.

Megjithatë tërmeti nuk ishte pa pasoja, pasi qindra banesa janë shkatërruar dhe qindra njerëz janë jashtë banesave të tyre.

Në këtë moment të vështirë për Shqipërinë, të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë ofruar ndihmën e tyre. Mes tyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, e cila ka bërë thirrje për ndihmë për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

foto galeri

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Shqipërinë, më 21 shtator, pranë Kosovës, vendit ku unë kam lindur. Jepni ndihmën tuaj! UNICEF qëndron pranë fëmijëve të prekur nga katastrofat, kudo ku ndodhen”, -ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Ky është një gjest vërtet për t’u vlerësuar nga ana e këngëtares me origjinë shqiptare. Kujtojmë se Rita është ambasadore e UNICEF, dhe disa muaj më parë vizitoi fëmijët në Kosovë.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV