MENU
klinika

“Family Album”

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut

24.09.2019 - 15:06

     Vlerësuar nga mediet ndërkombëtare si një “kthinë” që paraqiti shumë interes, në Bienalen e 58-të të Venedikut, Pavijoni i Kosovës promovoi katalogun e veprës “Family Album”, nga artisti Alban Muja.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare, njëherësh edhe Komisionere e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecies, Arta Agani, ka deklaroi se gazetat ndërkombëtare e kanë vlerësuar “Pavijonin”, si më interesantin e Bienales.

Sikurse ajo u shpreh, është diçla me vlerë dhe e rëndësishme që Pavijoni i Kosovës, të zgjidhet në mesin e përfaqësive ndërkombëtare.

 

 

 

 

“Ne kemi filluar para një viti që të bëjmë përgatitjet. Ekipi ynë ka kaluar në faza të ndryshme të projektit. Fotografitë që janë të përfaqësuara këtu, janë historike të marra nga fotografët botëror. Shumë revista dhe gazeta ndërkombëtare e kanë përmendur si një ndër pavijonet më interesante. Kjo është e rëndësishme që në një përfaqësi aq të madhe të përzgjidhet pavijoni i Kosovës, me një sukses të madh. Jemi këmbëngulës që Kosova të marr pjesë në hartën ndërkombëtare të skenës bashkëkohore. Ministria e Kulturës, Zyra e Presidentit, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Mjedisit e disa sponsor të tjerë, të cilët e kanë përkrahur pavijonin e Kosovës”, – tha ajo.

Autori i katalogut, Alban Muja, tha se e gjitha ka ndodhur për të rikthyer realitetin që ka ndodhur para 20 vjetëve.

“Ne kemi filluar punën për të ndërtuar një ekip që me sjell një projekt sa me të mirë e voluminoz. Kemi punuar disa muaj në krijimin e këtij koncepti. Ne kemi marr lejen për tri fotografi botërore, ku gjithçka fillon nga ato që ti përdorim për atë që ka ndodhur 20 vjet më herët. Projekti ka qenë sfidues për të treguar realitetin si dhe të jetë human”, – tha Muja.

 

 

 

 

 

Koordinatori i projektit, Engjull Berisha, njoftoi se në vitin e ardhshëm i njëjti projekt do të jetë në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

“Ka qenë nder me qenë pjesë e këtij projekti madhor. Kemi punuar intensivisht. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. Të njëjtën punë, kemi me sjellë në vitin e ardhshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës”, – u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artisti: Grafika në Shqipëri, e pavlerësuar!

Shpend Bengu në Bienalen IMPACT 10 në Spanjë

Gruaja që zbuloi Dalì dhe Pollock

Guggenheim, zonja e madhe e artit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit