MENU
klinika

Detaje

Përballimi i tërmeteve, Emergjencat Civile ngrenë 6 qendra emergjence

21.09.2019 - 21:33

Shtabi i Emergjencave publikoi në këto minuta planin e ngritjes së 6 pikave të emergjencës të qytetarëve në qarkun e Tiranës.

6 pikat e ngritura në zonat e ndryshme janë përcaktuar si më poshtë:

1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Informacioni i Emergjencave Civile:

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektligji për “Mbrojtjen Civile”

Tërmetet/ Qeveria, draft për reduktimin e efekteve