Shqipëria ka humbje mesatare vjetore nga tërmetet që vlerësohet të jetë 6.23% të PPB-së dhe humbje mesatare vjetore nga përmbytjet 1.56% e PBB-së.
Të dhënat e raportuara nga Banka Botërore, sipas së cilës humbjet nga një tërmet i madh me periudhë rikthimi 250-vjeçare do të ishin 60% e PBB-së, ndërsa nga një tërmet me periudhë rikthimi 100-vjeçare 30% e PBB-së, por edhe fatkeqësitë e fundit natyrore duket se kanë vënë në lëvizje qeverinë që të marrë masa për reduktimin e dëmeve.
Projektligji për “Mbrojtjen Civile” i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, ka si qëllim zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile dhe rregullimi i funksionimit të sistemit të mbrojtjes civile, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë e institucioneve dhe strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin.
Mbrojtja civile synon krijimin e kushteve për një shoqëri të aftë për të përballuar fatkeqësitë e ndryshme dhe për t’u rimëkëmbur, nëpërmjet ngritjes së një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile në vend.
Komisioni Evropian ka adresuar vazhdimisht shqetësimin se Shqipëria nuk ka strategji të mbrojtjes civile dhe ekziston një kapacitet i kufizuar administrativ.
Gjithashtu, miratimi i këtij projektligji është dhe detyrim që rrjedh nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020