MENU

Ndërron jetë në vend

Përgjaken rrugët, i riu përplas për vdekje 44-vjeçaren në Milot-Laç

07.09.2019 - 20:39

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksion rrugor Milot-Laç.

Policia thotë se një 23-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasen me iniciale Z.D, e cila ka ndërruar jetë në vend.

  • Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.