MENU
klinika

Prej 4 orësh 'të kyçur' në dhomën e këshillimit

‘Plas debati’ mes gjyqtarëve, duhet dënuar apo jo Tahiri

19.09.2019 - 20:59

Tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda të cilët kanë në dorë fatin e Saimir Tahirit, ende nuk kanë marrë vendimin.

Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka, janë “kyçur” në dhomën e këshillimit prej mesditës së sotme.

Fillimisht ishte njoftuar se gjyqtarët do të bënin publik vendimin në orën 16:00. Por kur kanë kaluar më shumë se tre orë nga ky afat, ende nuk kemi një vendim për ish-ministrin e Brendshëm.

Gjyqtarët janë përfshirë nga debati në dhomën e këshillimit nëse duhet dënuar Saimir Tahiri apo jo.

Ne seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.