MENU
klinika

Deklarata

“PO” me kushte/ Ambasadori gjerman: Drita jeshile për Shqipërinë varet nga…

27.09.2019 - 09:39

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka konfirmuar në një prononcim për mediat se Gjermania voton hapjen e Negociatave të Shqipërisë me BE me kushte.

Në një deklaratë të dhënë për Klan Plus, ai ka thënë se u takon partive politike në vend që të zgjidhin krizën politike.

“Drita jeshile për Shqipërinë varet tashmë nga shtetet e tjera anëtare të BE, ne kemi vendosur një po me kushte, nderkohë që presim tashmë se cfarë do të vendosin shtetet e tjera. Cdo propozim që sjellin individualisht shtete, duhet të përkthehen në gjuhën përfundimtare me vendimin e këshillit. Ju them për Berlini ku kemi shumicë deputetesh për një po në parim, por me disa kushte”- tha ai.

Pyetur nëse Gjermania ka bërë përpjekje për të ulur palët në tryezë për një zgjidhje kompromisi për krizën, ai ka deklaruar:

“Gjetja e nje kompromisi është për institucionet shqiptare nuk është detyra jonë. Kam parë se hapi i parë u realizua dje për tu ulur së bashku pozitë – opozitë. Vlerësoj faktin se edhe opozita jashtë parlamentit dërgoi për herë të parë përfaqësuesit e saj në tryezën e reformës zgjedhore. Mendoj se institucionet dhe partitë politike shqiptare do ta gjejnë një zgjidhje”, deklaroi ai.

Nëse do të ndikojë zgjatja e krizës në vend për një përgjigje lidhur me negociatat, ai ka thënë se “nuk mund të spekuloj”.