MENU
klinika

"Nuk më pëlqen Kosova"

Presidenti çek në Serbi bën deklaratën e bujshme

11.09.2019 - 21:26

Në takimin me Vuçiçin në Beograd, Milos Zeman u dëgjua të thotë se “nuk i pëlqen Kosova”. Presidenti çek Milos Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Në takimin e tij me mikpritësin, zotin Vuçiç në aeroportin e Beogradit ai i tha atij se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”, shkruan Zëri i Amerikës.

kolana e librave

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën. Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.

"...iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”

Presidenti reagon pas vdekjeve të fundit me COVID 19

Paralajmëron ministria e Shëndetësisë së Kosovës

“Duhet të përgatitemi, muaji korrik do të jetë i vështirë”

Ish-shefi i OBSH: Por nuk mund të vazhdojë...

“E vetmja masë që ka funksionu ishte ngujimi total i detyruar”

Ja çfarë parashikojnë vendimet e qeverisë së Kosovës!

Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Kanë nisur hetimet për vrasje të qëllimshme

“Dyshohet se dikush ndali qëllimisht oksigjenin”