MENU
klinika

Arrestimet? Drejtësia e re…

Procesi i Integrimit/ Sinjale nga Gjermania? Balla apel PD

16.09.2019 - 12:38

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për vendimin e pritshëm të Gjermanisë që sipas tij po shkon drejt një “PO-je” për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Fakti që motori politikëbërjes së Europës që është Gjermania dhe vendeve të tjera po shkojnë drejt një PO-je, kjo është një arritje historike“, tha ai.

Balla ka folur dhe në rast se BE merr vendim për të çelur negociatat me kushte. Sipas tij kushtet në procesin e integrimit janë një gjë normale që e kanë patur dhe vendet e tjera.

Në historinë e procesit të bisedimeve me vendet anëtare , gjithmonë fillimi i bisedimeve ka çështje prioritetesh. Kërkohen reforma në të gjithë sektorët, Shqipëria ka një avantazh ndër vendet e tjera, se kapitujt e parë dhe që do mbyllen të fundit për shtetin e së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Gjithmonë procesi procesi i integrimit europian shoqërohen me standarde dhe kushte që vendet anëtare duhet ti përmbushin. Edhe vendet që janë sot anëtare të BE-së, gjatë kohës që shoqërohen me kushte për të hyrë në Shengen shoqërohen me kushte”, tha ai.

Ai është pyetur nëse ka qenë kushte arrestimi i peshqve të mëdhenj të politikës apo zyrtarëve, por Balla ka thënë se Drejtësia e re duhet të jetë e pavarur dhe kjo do të finalizohet edhe me krijimin e SPAK dhe BKH.

“Funksioni i Drejtësisë sëre nuk behët me plan apo me numra funksionarësh, apo përfaqësuesit e lartë. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur dhe kjo do të arrihet dhe falë ngritje së SPAK dhe BKH”, tha Balla

Reforma zgjedhore

Balla tha se do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur reformën zgjedhore me konsensusin e PD-së dhe partive të tjera politike.

Dëshira jonë ka qenë gjithmonë që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përpjekjet për të arritur konsensus me PD-në vazhdojnë, kemi një tryezë javën tjetër dhe që do dëgjojmë mendimet e të gjitha forcave”, tha Balla.

Por i pyetur nëse PD nuk do të pranojë të ulet në tryezë për reformën zgjedhore, sekretari i Përgjithshëm i PS tha se: “Askush nuk duhet të mbaj peng reformën zgjedhore. Zgjedhjet e ardhshme duhet të behën me një kod të reformuar”.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve