Në vijimësi të projektit shqiptaro-zviceran të Institutit të Arkeologjisë së Tiranës dhe Universitetit të Gjenevës, Zvicër, në parkun arkeologjik të Orikut, vazhdojnë gërmimet arkeologjike në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë.
Gërmimet e këtij viti janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale, gërmimin dhe gjurmimin e fortifikimit antik, si dhe zbulimin tërësor të kishës mesjetare.
Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër.
Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, ndërsa luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera, që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim në manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, atë të Zvërnecit apo të Dhërmiut etj.