MENU
klinika

Mesazhi

Projektligjet në Kuvend/ Hajdari të rinjve: Keni përgjegjësi të madhe!

24.09.2019 - 12:12

Për herë të parë në Shqipëri, gjimnazistët e 5 qyteteve të Shqipërisë do të diskutojnë me deputetët lidhur me projektligjet që do të votohen në Kuvend.

Programi në fjalë do të udhëhiqet nga gjimnazistët e Parlamentit Rinor, dhe qëllimi është për të ngritur një urë dialogu mes deputetët dhe ligj-bërësve të Kuvendit të Shqipërisë.

E ftuar në debatin e parë, ka qenë Kryetarja e Grupit Parlamentar, Rudina Hajdari, e cila ka dhënë disa mesazhe për të rinjtë, duke u kërkuar atyre më shumë angazhim.

“Ju jeni brezi zë, keni një përgjegjësi shumë të madhe. Jetoni në një ambient teje të ngarkuar me informacion dhe fenomeni i rrjeteve sociale ju ndikon çdo ditë. Shumë studime thonë se të rinjtë janë shumë të depresionur se më parë.

Kjo kërkon që ju të jeni më të përgjegjshëm dhe që ju të merrni vendimmarrje çdo ditë. Nuk është e lehtë të vish këtu, sepse disa prej jush mendoni: Ja dhe një aktivitet tjetër. Mos kopjoni njëri-tjetrin, atë që thoni mbrojeni deri në fund. Kjo kërkon që ju të jeni më të përgjegjshme që ju të merrni vendimmarrje çdo ditë. Disa prej jush mendoni ja dhe një aktivitet tjetër, por mendimi juaj në lidhje me këtë projektligj është shumë i rëndësishëm.” , tha Rudina Hajdari.