MENU
klinika

Pas largimit të Osmanit

Prokuroria hap garën për anëtarin e KLP-së!

02.09.2019 - 12:53

Prokuroria e Pëgjithshme ka hapur garën për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vakancë e krijuar pas shkarkimit të prokurorit Gentian Osmani.

Gentian Osmani, u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posacëm të Apelimit, me argumentin e vetëm se nuk justifikonte shpenzimet përgjatë viteve 2011 dhe 2013.

Rreth një muaj nga shkarkimi i tij, Prokuroria e Përgjithshme fton sot prokurorët nga prokuroritë e shkallës së parë, që plotësojnë kriteret sipas ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, të bëhen pjesë e garës.