Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komuna, sidomos në Komunën e Medvegjës.
Beogradi ka nisur fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.
Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civil.
Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e leternjoftimëve.
Rreth 5000 shqiptarë janë hequr nga listat e regjistrit civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit.
Samir Shahini, aktivisti poltik, me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.
“Rreth 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanoc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe, ka pasur edhe në Nish e Beograd”.
Sipas Shahinit shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveç spastrim etnik tek shqiptarët.
“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësuar këtë, me u ripërsërit dhe na është përforcuar bindja, por kemi prit nga shteti i Kosovës, i cili ka këta shqiptarë në vijë kufitare”.
Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.